
“Sot numërojmë për ty, 104!”, klubi i Tiranës feston përvjetorin e krijimit

15 Gusht 2024, 18:48 / SPORT
Vetëm disa ditë para nisjes së Superiores, klubi i Tiranës ka festë.
Ditën e sotme, bardheblutë festojnë 104 vjetorin e krijimit, pra që nga viti i largët 1920, ku në jetë erdhi klubi legjendar i Tiranës.
Ekipi me më shumë tituj kampionë të fituar, plot 26.
Por kabineti i trofeve të Tiranës nuk mbyllet me kaq, pasi ka fituar edhe 16 herë të tjera Kupën e Shqipërisë, ndërsa Superkupën e vendit e ka fituar 11 herë.
“Sot, numërojmë për ty, 104! Gëzuar, vizioni i përjetësisë! Në pafundësi me TY, për TY, Tirona!”, shkruan klubi i Tiranës në rrjetet sociale.
View this post on Instagram

"Do të jetë varri yt", ja pse Rama më ka bllokuar në telefon!
Nga Evi Kokalari
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128