SPANJË-ANGLI/ Iberikët kalojnë përsëri në avantazh, luhen minutat e fundit të finales

14 Korrik 2024, 22:52 / SPORT ALFA PRESS

SPANJË-ANGLI/ Iberikët kalojnë përsëri në

Supersfida mes Spanjës dhe Anglisë sot në Berlinn do t’i vendosë kapakun një muaji me futboll të jashtëzakonshëm e plot emocione në Euro 2024. Finalja e madhe e Berlinit do të përcaktojë se cila nga këto dy skuadra do të jetë ajo që do të çojë lart trofeun dhe do të konfirmohet si më e forta në kontinent.

Spanja shihet nga shumëkush si favorite, pasi ka fituar 6 nga 6 ndeshjet e luajtura dhe mbërrin në këtë finale me euforinë e një skuadre që e ka bërë këtë duke luajtur mirë dhe argëtuar. Për trajnerin De La Fuente, sot ishte më e lehtë të bënte formacionin titullar, pasi u kthyen nga pezullimi Karvahal dhe Le Normand, me të dy që do të luajnë nga minuta e parë.


Ndërkohë, te Anglia bie në sy aktivizimi i Luk Shou nga minuta e parë në vend të Tripier. Ky i fundit kishte luajtur titullar të 6 ndeshjet e mëparshme te “tre luanët’, por Sauthgejt ka vendosur t’i besojë lojtarit i cili ka vuajtur disa dëmtime radhazi e për këtë arsye ka qenë jashtë rreshtimit duke luajtur vetëm dy takime si zëvendësues.

LIVE SPANJË-ANGLI 2-1
47′ Uilliams, 86′ Ojarzabal / 73′ Palmer

Po ndodh...