Spanja me dy mungesa në finalen e Europianit

10 Korrik 2024, 19:54 / SPORT ALFA PRESS

Spanja me dy mungesa në finalen e Europianit
Spanja është kthyer në kampin stërvitor në Donaueschingen pas fitores 2-1 ndaj Francës në gjysmëfinale të “Euro 2024”.

Spanjollët tani do t’i kenë disa ditë pushim dhe kohë për t’u përgatitur sa më mirë për finalen e madhe të Berlinit.

Kapiteni Alvaro Morata nuk ka lëndim serioz dhe pritet të jetë i gatshëm për lojë, pasi u godit pa qëllim nga një anëtar i sigurimit spanjoll, që tentoi ta largonte tifozin që kishte hyrë në fushë për të bërë fotografi.

Spanjës për në finale të Evropianit do t’i mungojë Pedri që pësoi lëndim të rëndë në gju pas ndërhyrjes së Toni Kroosit në çerekfinale.

Mungesë për spanjollët do të jetë edhe Ayoze Perez, i cili mori lëndim muskulor në ndeshjen e dytë të fazës grupore të “Euro 2024” ndaj Italisë. Sakaq, Spanjës i kthehen të pezulluarit Dani Caravajal dhe Robin Le Normand.

Për sa i përket finales, ajo do të luhet të dielën e 14 korrikut, ndërsa Spanja pret të mësojë kundërshtarin pas sfidës Holandë-Angli.

Po ndodh...