“Sport, jo politikë”, traineri i Tiranës replikon me kryebashkiakun Erion Veliaj

10 Janar 2025, 22:35 / SPORT ALFA PRESS

“Sport, jo politikë”, traineri i Tiranës replikon me

“Klasikja” e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 20 të Kategorisë Superiore përfundoi me fitoren e shkodranëve 2-1.

Pas kësaj sfide, folur trajneri i kryeqytetasve, Gugash Magani, pati një replikë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, shkruan A2.

“Nuk dua t’i hyj politikës. Çdo njeri duhet të bëjë punën e vet. Kryetari i Bashkisë Tiranë ka detyrë shtetërore, ndërsa ne merremi me sport. Unë nuk e llogaris fare se çfarë ka thënë ai (Veliaj). Fare! Unë jam njeri i sportit dhe nuk merrem me politikë”, tha Magani.

“Mungesa e stadiumit mendoj se është pjesë e bashkisë dhe qeverisë. Ato duhet ta bëjnë, nuk e bën dot Presidenti i klubit”, shtoi më tej Gugash Magani. (A2 Televizion)

 

Po ndodh...