Statistikat “çojnë” Anglinë në gjysmëfinale, Zvicra ka 43 vite që nuk fiton ndaj “Tre Luanëve”
1 Korrik 2024, 16:53 / SPORT

Pasi tifozëve zviceranë iu desh të prisnin 31 vjet për fitoren ndaj Italisë në 1/8-at e Europianit, në rastin e Anglisë pritja është tashmë 43-vjeçare.
Në maj të vitit 1981, kombëtarja helvete festoi për herë të fundit suksesin ndaj rivalëve anglezë, 2-1 në kualifikueset e Botërorit para 40 mijë tifozëve në Jogeli.
Trajneri i Zvicrës në atë kohë ishte Pol Wolfisberg, Fredi ShaiViler dhe Klaudio Sulser ishin autorët e golave.
Në 13 ndeshjet më pas kundër Anglisë, ata kanë regjistruar 10 humbje dhe 3 barazime. Zvicra dhe Anglia u takuan për herë të fundit në një ndeshje zyrtare në vitin 2019.
Në ndeshjen për vendin e tretë në Ligën e Kombeve, ata humbën ngushtë pas goditjes së penalltive.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

