Superkompjuteri i OPTA parashikon fituesin e Premier League

12 Gusht 2024, 17:27 / SPORT ALFA PRESS

Superkompjuteri i OPTA parashikon fituesin e Premier League
Premier Liga bëhet gati të fillojë në javën e ardhshme dhe tifozët anglezë presin që tani me padurim të shohin se si do të jenë në fushën e lojës skuadrat përkatëse që ata mbështetin.

Sigurisht, shpresojnë që ekipi i zemrës të luftojë për titullin apo të arrijë objektivat që i ka vënë vetes.

Një ide paraprake se si do të shkojë ky sezon e ka dhënë superkompjuteri i gjigantëve të statistikave të OPTA, të cilët kanë simuluar me mijëra herë ndeshjet e këtij sezoni në elitën e futbollit anglez.

Dhe dominimi i Manchester City-t në Premier Ligë duket se do të vazhdojë pasi në 82,2% të skenarëve nga 10 mijë simulimet që i janë bërë kampionatit, skuadra e Pep Guardiolës e sheh veten duke çuar trofeun në fund.

Këto simulime tregojnë se skuadra e Guardiolës nuk ka shanse të zbresë poshtë vendit të katërt, madje edhe ky i fundit ka vetëm 0,4% mundësi, pasi është thuajse e sigurt se “qytetarët” do të jenë në podium.

Sipas superkompjuterit, Arsenali ka më shumë mundësi që të përfundojë sezonin në vendin e dytë, me 48,8%. Liverpuli ka më shumë shanse të shkojë në vendin e tretë, me 40,2% mundësi, edhe pse nuk ka bërë asnjë blerje ende në këtë merkato.

Ndërkohë, superkompjuteri parashikon se Chelsea do të marrë vendin e katërt në renditje duke siguruar Champions, ndërsa Manchester United, parashikohet që të mbetet përsëri jashtë vendeve që çojnë në turneun elitar.

Çuditërisht, “djajtë e kuq” kanë 0,3% mundësi të përfundojnë në vendin e  18 dhe bien nga kategoria.

 

Po ndodh...

ide