Surprizë në Kupën e Gjermanisë, klubi i kategorisë së tretë eliminon Bajer Leverkusenin dhe shkon në finale

1 Prill 2025, 23:15 / SPORT ALFA PRESS

Surprizë në Kupën e Gjermanisë, klubi i kategorisë

Kupa e Gjermanisë ka dhuruar sot një nga surprizat më të mëdha të saj, pasi klubi i kategorisë së tretë, Arminia Bielefeld, ka eliminuar favoritët e Bajer Leverkusen.

Skuadra e Çabi Alonsos, edhe pse luante në transfertë, shkonte si favorite e dukshme në këtë sfidë. Ajo gjeti avantazhin me anë të Tah që në minutat e parë, por golat e Vorl dhe Groser sollën përmbysjen që në pjesën e parë dhe prishen çdo plan të “aspirinave”.

Leverkuseni u mundua të sulmonte deri në fund për të barazuar rezultatin por nuk ia doli dhe u eliminua kësisoj nga turneu, me Arminian e cila do të shkojë tashmë në finale përballë fituesit të duelit mes Shtutgartit dhe Lajpcigut.

 

Po ndodh...