Sylvinho nuk ‘tradhëton’ Shqipërinë, arrihet marrëveshja për të vazhduar bashkëpunimin
9 Korrik 2024, 15:33 / SPORT

Silvinjo pritet të rinovojë kontratën me Shqipërinë. Trajneri ka biseduar me presidentin Armand Duka dhe ka arritur akordin, që do të firmoset shumë shpejt.
Pritet që braziliani të firmosë kontratën e re, që do ta mbajë në krye të kombëtares deri në përfundim të Kupës së Botës.
Nuk jepen hollësi financiare, por besohet se do të ketë rritje page për njeriun që udhëhoqi kuqezinjtë në një vit e gjysmë. Nën drejtimin e tij, kombëtarja u kualifikua si e para në grup në eliminatoret e Kampionatit Europian, dhe mori pjesë në finalet në Gjermani në grupin B, duke barazuar me Kroacinë e humbur minimalisht me Italinë e Spanjën.
-
Sylvinho zyrtarisht nga sot nuk është më trajner i Kombëtares
9 Korrik, 12:48
Po ndodh...
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Nga Gjergj Nika
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Nga Mero Baze
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
