Takimi i fshehtë me ultrasit mafiozë, kapiteni i Milanit shkoi të raportonte te “komandant” Luçi
Me kalimin e orëve vijojnë të dalin gjithmonë e më shumë detaje për operacioni që ka vënë në shënjestër tifozët e Interit dhe të Milanit.
Disa prej ultrasve kanë pasur edhe kontakte të drejtpërdrejta me lojtarët.
Milan Shkrinjar është një prej tyre, Simone Inzagi dhe kapiteni i Milanit Davide Kalabria. Gjatë hetimeve pas vrasjes së liderit historik të ultrasve të Interit, Vitorio Boioki, u dokumentua gjithashtu edhe një takim mes liderit Luka Luçi dhe kapitenit të Milanit, Davide Kalabria.
Ai ka ndodhur më 8 shkurt në vitin 2023 dhe u zhvillua në një lokal. Nga përgjimet del se Luçi ishte informuar në mënyrë sekrete nga Xhankarlo Kapeli, një tjetër tifoz i Milanit për mbërritjen e atij personit që supozohej të takohej. Nga pamjet filmike ka rezultuar se personi që po e takonte ishte kapiteni i Milanit, Kalabria.
Nuk ka të dhëna se çfarë bisede kanë bërë të dy gjatë takimit. Sigurisht që në të ardhmen do të ketë të tjera përgjime ku janë të lidhur disa lojtarë. Ndoshta nga dëshira për të ndihmuar tifozët kanë përfunduar të jenë edhe ata bashkëpunues. Megjithatë, hetimi nuk ka prekur asnjë prej tyre.
Çfarë orfojnë partitë e reja?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128