Talenti që shpërtheu në Holandë, Haxhar gati për Red Bullin

2 Shtator 2025, 13:31 / SPORT ALFA PRESS

Talenti që shpërtheu në Holandë, Haxhar gati për Red

Fundjavën në Holandë Isak Haxhar vështirë se do ta harrojë. Në pistën e Zandvort, 20-vjeçari francez siguroi podiumin e tij të parë në karrierë në Formula 1, pas një nisjeje nga vendi i katërt, pozicioni më i mirë në kualifikuese deri tani. Mes shumë debutuesve të vitit 2025, Haxhar po spikat dukshëm.

Kjo arritje është kulmi i një rruge progresi, duke lënë pas emra të mëdhenj si Lëklerk dhe Rasëll, për t’i dhuruar ekipit Racing Bulls një rikthim në top 3 pas plot 1547 ditësh. Madje, performanca e tij po krahasohet pozitivisht edhe me atë të Red Bullit “mëmë”, që këtë sezon po has vështirësi. Pritshmëritë tashmë janë të larta, dhe drejtuesit e Red Bullit nuk po e fshehin më interesin për të…

FUNDJAVA NË ZANDVORT “Oh Zot! Çfarë bëmë!” – ishte reagimi i menjëhershëm i Haxharit në radio sapo kaloi vijën e finishit, pas Piastrit dhe Vershtapenit. Francezi arriti ta konkretizojë garën në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi në kualifikuese i rrëmbeu pozicionin e katërt Xhorxh Rasëllit në çastet e fundit. Prej disa garash, Racing Bulls po tërheq vëmendjen me paraqitje të qëndrueshme dhe konkurruese, madje më shumë se Red Bulli, makinë që këtë sezon po rezulton e vështirë për t’u menaxhuar edhe nga një katër herë kampion bote, si Maks Vershtapen.

Haxhar, i ndërgjegjshëm për momentin historik, falënderoi menjëherë ekipin: “Një ndjesi surreale. Faleminderit djema, çfarë makine!” – tha ai mes entuziazmit, përpara se të festonte me mekanikët e tij nën podium. Emocionet e një të riu që realizoi një ëndërr fëmijërie u ndjen edhe më fort pas garës, por në intervistën për “Sky Sport2, Haxhar u shfaq plot vetëbesim: “Mbase do tingëlloj pak i mërzitshëm, por këtë rezultat e kam vizualizuar gjithmonë: unë në podiumin e Formulës 1, dhe madje më shumë se kaq. Jam shumë i lumtur që ndodhi, tani mund të them se kam qenë në një podium të F1… por s’kam mbaruar këtu”.

PILOTI I ARDHSHËM I RED BULLIT? Edhe pse i përqendruar tek e tashmja, Haxhar nuk e ARTIN LLESHAJ fsheh që mendon edhe për të ardhmen: “Çfarë mesazhi jep kjo garë për botën? Që unë jam i aftë. Di të ngas shpejt. Di të ngas çdo gjë… Përveç në Moto GP, atë nuk e di!”. Pjesë e akademisë Red Bull që prej vitit 2022, promovimi i tij në ekipin kryesor duket gjithnjë e më i mundshëm, sidomos duke parë formën e luhatshme të Tsunodës si shok skuadre i Vershtapenit. I pyetur nga “Sky” nëse ndihet gati për të qenë në krah të kampionit holandez, ai përgjigjet pa hezitim: “Jam gati për gjithçka që do të vijë”.

 

Po ndodh...