Thomas Strakosha e bën dramë, portieri i shënon gol nga 90 metra
7 Gusht 2024, 10:31 / SPORT

Mbrëmja e së martës ishte makthi për Thomas Strakoshën në Ligën e Konferencës. Gardiani i Kombëtares ka pësuar gol nga portieri kundërshtar i armenëve të Noah, Gregorio, i cili ka shënuar nga porta në portë, duke lënë të shtangur Strakoshën, i cili mbronte portën e AEK-ut të Athinës.
Kur rezultati ishte në barazim 1-1, portieri i skuadrës armene goditi që nga porta e tij. Gardiani kuqezi nuk e llogariti si duhet daljen, duke lejuar golin e përmbysjes. Në fund Noah shënoi dhe golin e tretë duke vulosur fitoren 3-1 në këtë ndeshje të parë, e kthimit do të luhet pas një jave në Greqi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

