Tifozët e Milanit kontestojnë drejtuesit: Shisni klubin dhe shkoni të punoni arat!

24 Shkurt 2025, 21:02 / SPORT ALFA PRESS

Tifozët e Milanit kontestojnë drejtuesit: Shisni klubin dhe shkoni

Milani ishte protagonist i një tjetër dështimi në kampionat dhe të disatën sezonit. Edhe të shtunën kuqezinjtë praktikisht shënuan dy gola vetë dhe nuk mundën të bënin më mirë se një gol në pjesën e dytë, duke humbur edhe një penallti në të parën.

E teksa vendësit fitonin, tifozët ultras të “Curva Sud” këndonin pa ndalur për të inkurajuar beniaminët e tyre. Mungesa e fitores pas një paraqitje zhgënjyese të radhës, solli edhe reagimin e ultrasve që në fund të ndeshjes, kur ekipi shkoi t’i falënderonte, hodhën parulla si: “Tregoni k…e” dhe “Shkoni të punoni arat”.

Edhe klubi ishte pre e parullave të tifozëve të cilët ftuan pronarin Kardinale që të shiste klubin.

 

Po ndodh...