Viti 2024, më i vështiri për fasonët, por, rritet vlera e raportit të mallrave të shitur

Gjatë 6 viteve të fundit, eksportet e fasonerive të vendit kanë pësuar një rënie prej rreth 20%.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, gjatë vitit të kaluar, Shqipëria eksportoi rreth 48 mijë e 300 ton veshje dhe këpucë.
Shkaku kryesor i kësaj rënie është zhvlerësimi i euros, duke bërë që eksportuesit, të cilët marrin pagesën në euro dhe kanë kostot në lekë, të përballen me një rënie të përfitimeve, pasi valuta vendase është forcuar ndaj euros.
Edhe pse sasia e eksporteve ka ndjekur një trajektore të ngjashme, ku vlera ka rënë me 11% në të njëjtën periudhë, eksportuesit kanë arritur të rrisin raportin e vlerës së mallrave të eksportuara kundrejt sasisë.
Periudha më e vështirë për eksportet ishte në vitin 2023, kur sasia e veshjeve dhe këpucëve të eksportuara ra me 13%.
Megjithatë, në këtë periudhë, eksportuesit, duke pasur parasysh zhvlerësimin e euros, rritën vlerën e mallrave të shitur. Në vitin 2022, 1 ton mallra për këtë kategori u shit për 2.2 milionë lekë, ndërsa në vitin 2023 kjo vlerë u rrit në 2.3 milionë lekë.
E njëjta tendencë vazhdoi edhe vitin e kaluar, ku 1 ton mallra u shit për 2.2 milionë lekë. Megjithatë, krahasuar me vitin 2020, vlera për 1 ton mallra u rrit me 300 mijë lekë.
Në këtë mënyrë, eksportuesit po përpiqen të kompensojnë rënien e sasisë së eksporteve duke mbajtur konstante vlerën e pagesave për mallrat, pavarësisht se sasia po zbehet gjithnjë e më shumë.
Një faktor tjetër që ka ndihmuar në stabilizimin e vlerës së mallrave është zgjerimi i tregjeve të reja. Sipas të dhënave nga INSTAT, Shqipëria ka eksploruar tregje të reja, ku dominonin vendet nga Azia dhe Afrika./SCAN
-
Zebërvoki shpërthen ndaj Eglit: Femër pa pikën e karakterit
24 Shkurt, 20:38 -
Avokatit Idajet Beqiri i hiqet licensa
24 Shkurt, 20:30 -
-
-
-
Zebërvoki shpërthen ndaj Eglit: Femër pa pikën e karakterit
24 Shkurt, 20:38 -
Avokatit Idajet Beqiri i hiqet licensa
24 Shkurt, 20:30 -
-
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





