Tirana, 17 lojtarë të larguar brenda një viti / Revolucion total me titullarët e sezoneve të fundit

Tirana është skuadra me më shumë lëvizje në Su periore brenda një sezoni. Nga fundi i kampionatit të vjetshëm deri sot, Tirana ka larguar 17 futbollistë që kishte federuar me ekipin e parë. Jo vetëm kaq. Bardheblutë kanë edhe shtatë lojtarë të tjerë që mund të largojnë përveç sportistëve nga të rinjtë që janë federuar me ekipin e parë. Një numër i jashtëzakonshëm lëvizjesh brenda 365 ditësh.
QERSHORI 2023 – Kështu, nga ekipi ikën futbollistë me peshë. Bëhej fjalë për titullarët Visar Bekaj, Zhozelin Behiratçe, Kristijan Toshevski dhe Albano Aleksi. Këtu nuk futen sportistët e tjerë. Nga ana tjetër shtatë lojtarë “big” u afruan merkaton e shkuar të verës te Tirana, por që ikën në janar. Bardheblutë bënë revolucionin më të madh në ekip, si me afrime dhe largime, por ky jo stabilitet vazhdoi edhe në janar.
JANARI – Gjashtë lojtarë i janë larguar Tiranës në janar. Florent Hasani, Hila dhe Kaina së bashku kishin shënuar 16 gola, ose rreth gjysmën e golave të realizuar në dy fazat e para të kampionatit. Pak a shumë Tirana në janar ndryshoi të gjithë repartin ofensiv. Dy të ikurit e parë nga bardheblutë ishin Hasani dhe Hila. Rapidi i Bukureshtit zyrtarizoi në fund të 2023-it blerjen e sulmuesit të Tiranës, Florent Hasani. U largua nga skuadra edhe Ardit Hila, por falas. Më pas Kaina, Doka, Qefalija. Ballhysa ishte lojtari i fundit që në janar u dha lamtumirën bardhebluve. Në fund të majit Filip Najdovski ishte lojtari i 17-të që la bardheblutë. Veç Najdovskit janë edhe shtatë lojtarë të tjerë pa kontratë që mund të lënë ekipin e Tiranës.
LARGIMET – Tirana është mbretëresha e merkatos në dalje të pesë viteve të fundit. Skuadra bardheblu mban vendin e parë, duke larguar lojtarë të rëndësishëm dhe fituar më shumë para nga afrimet dhe largimet. Në total deri tani bardheblutë kanë grumbulluar 2.85 milionë euro, duke mundur çdo skuadër në Superiore. Në vendin e dytë renditet Partizani me 1.94 milionë euro fitime në pesë vite. Në vendin e tretë Egnatia me 695,000 euro. Në total janë 8 transferta për Superioren. Gjithashtu janë llogaritur edhe humbjet që kanë pësuar skuadrat, duke blerë lojtarë apo duke humbur lojtarë, të cilët janë lënë të lirë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


