Tirana gëlon nga tifozët! Lamtumira e 4 legjendave të Kombëtares...

Sot në mbrëmje, në orën 20:45, stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plot për ndeshjen e rëndësishme mes Kombëtares shqiptare dhe Çekisë. Mbi 21,000 tifozë do të mbështesin “Shqipërinë e zemrës”, me stadiumin që ka qenë ‘sold-out’ prej javësh. Ata do të jenë me “lojtarin e 12-të”, siç quhet shpeshherë mbështetja e paçmuar e tifozëve.
Atmosfera para ndeshjes është ngjeshur me emocion dhe entuziazëm, duke e mbushur kryeqytetin me ngjyra kuqezi. Rrugët e Tiranës janë të mbushura me tifozë që këndojnë këngë patriotike dhe valëviten flamujt shqiptarë. Qendra e qytetit, sidomos Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe rrethinat e stadiumit, janë shndërruar në një atmosferë të zjarrtë dhe plot pasion, përgatitur për duelin e sotëm.
Në një ceremoni emocionuese, Federata Shqiptare e Futbollit do të nderojë katër futbollistët legjendarë që së fundmi i dhanë lamtumirën Kombëtares, para ndeshjes me Çekinë. Ata janë Ermiri Lenjani, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Klaus Gjasula, të cilët do të përshëndeten si një pjesë e historisë së futbollit shqiptar. Gjasula ka qenë pjesë e Kombëtares për 29 ndeshje, duke debutuar më 7 shtator 2019 në sfidën ndaj Francës, dhe duke shënuar një gol të paharrueshëm në Europianin 2024 kundër Kroacisë.
Bekim Balaj, autor i 9 golave në 48 ndeshje me Shqipërinë, ka shënuar golin që shpalli historinë, duke ndihmuar Kombëtaren të kualifikohej për Europianin 2016. Lenjani, me 45 ndeshje dhe 5 gola, e konsideroi pjesëmarrjen në Kombëtaren si realizimin e ëndrrës së fëmijërisë, ndërsa Odise Roshi, i njohur si “Raketa”, ishte një tjetër kontribuues i rëndësishëm, me 71 ndeshje dhe 5 gola, dhe pjesëmarrës në Euro 2016. Ky moment do të jetë një nderim për gjithçka ata kanë dhënë për futbollin shqiptar.
Po ndodh...
ide
Cikloni gjeopolitik dhe paktet e fundit të tranzicionit shqiptar
Gen Z
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

