Tirana nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Partizanit

25 Prill 2024, 16:11 / SPORT ALFA PRESS

Tirana nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Partizanit
Tirana ka dalë nga Kupa e Shqipërisë dhe objektivi i saj i vetëm është “Final 4”. Skuadra ka përballë Partizanin në ndeshjen e javës 33-të të kampionatit. Bardheblutë janë të plotë dhe nuk kanë asnjë mungesë.

Për këtë sfidë, Klubi bardheblu ka nxjerr në shitje biletat për të gjithë tifozët e interesuar.

Për Tiranën qëllimi kryesor është vendi i katërt. Përveç Partizanit, Tirana do të luajë me Laçin, Vllazninë dhe Egnatian.

Postimi i plotë:

Të dielën rikthehemi në fushë për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”, ku do të përballemi me Partizanin në stadiumin “Air Albania”.

Takimi do të nisë në orën 19:00, ndërkohë që ditën e sotme kanë dalë në shitje biletat e sfidës.

Biletat mund të blihen te pika e shitjes në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe online në “t-ticket.al”.

Biletat do të shiten edhe në biletarinë e stadiumit “Air Albania”, ku do të bëhet një njoftim i dytë në momentin që nis shitja.

 

Po ndodh...