Trajneri i Newcastle refuzon Anglinë: Dua të qëndroj te klubi im

Eddie Howe është një nga të preferuarit e FA-së për pasuesin e Gareth Southgate në pankinën e kombëtares angleze.
Trajneri i Newcastle vlerësohet shumë nga drejtuesit e futbollit ishullor, por 46-vjeçari nuk ka ndërmend të lëvizë nga “St. James Park”.
“Dua të qëndroj te Newcastle, por kjo dëshirë e imja duhet të jetë gjëja më e mirë për klubin dhe mua. E dua klubin, i dua edhe tifozët dhe më pëlqen ku ndodhem në këtë pikë të karrierës sime.
Nuk ka vend më të mirë për mua sesa Newcastle, realisht ndihem shumë mirë”, shprehet tekniku i bardhezinjve.
Howe shuan zërat që e lidhin me stolin e Anglisë, por nuk e mohon se në të ardhmen do të ishte bukur të merrte këtë post.
Dhe drejtuesit e Federatës duhet të studiojnë alternativa të tjera në lidhje me timonierin e ri të “Tre Luanëve”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
