Zyrtare/ Ardian Ismajli transferohet te Torino, kapitull i ri për mbrojtësin e Kombëtares Kuqezi

8 Korrik 2025, 22:13 / SPORT ALFA PRESS
Zyrtare/ Ardian Ismajli transferohet te Torino, kapitull i ri për

Ardian Ismajli ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare është zyrtarizuar si futbollist i ri i Torinos, duke iu bashkuar skuadrës ‘granata’ si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Empolin më 30 qershor.

Klubi torinez e konfirmoi afrimin përmes rrjeteve sociale, ku publikoi një foto me mesazhin: "Mirë se vjen, Isma", duke i uruar mirëseardhjen 28-vjeçarit, i cili pritet të sjellë ofrojë dhe qëndrueshmëri në prapavijën e ekipit.

Ky është një hap i rëndësishëm për mbrojtësin kuqezi, i cili pas dy sezonesh me Empolin, kalon në një skuadër më ambicioze të Serinë A, që synon të rikthehet në garat evropiane.

Ndërkohë, Torino ka nisur përgatitjet për sezonin e ri në qendrën stërvitore "Filadelfia", nën drejtimin e trajnerit të ri, Marco Baroni. Seanca e parë stërvitore u zhvillua në mëngjes, me pjesëmarrjen e plotë të ekipit dhe energji të re në nisje të këtij cikli.

Për Ismajlin, ky transferim përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të treguar vlerat e tij në një klub me histori në futbollin italian dhe për të forcuar më tej pozitat e tij edhe në Kombëtaren shqiptare.

Po ndodh...