Trukuan ndeshjen, Federata përjashton dy skuadrat nga Liga e Parë

12 Prill 2024, 21:54 / SPORT ALFA PRESS

Trukuan ndeshjen, Federata përjashton dy skuadrat nga Liga e Parë
Tronditet futbolli kosovar! Ndeshja e Ligës së Parë të Kosovës mes Ulpianës dhe Vllaznisë u konfirmua nga Federata si e trukuar, teksa së fundmi, nëpërmjet një vendimi zyrtar, si Ulipiana ashtu dhe Vllaznia e Pozheranit u përjashtuan nga Liga e Parë ku bënin pjesë.

Kështu konfirmoi edhe Federata e Futbollit të Kosovës, pavarësisht se klubet kishin mohuar një gjë të tillë. 

FFK njoftoi se ndeshja do të regjistrohet si e luajtur, por që pikët dhe golat nuk do të regjistrohen nga ky takim. Komisioni Disiplinor sot mori një vendim tjetër të ashpër kundrejt këtyre dy skuadrave, duke i përjashtuar nga gara. 



Po ndodh...