U-19/ Kombëtarja konfirmon dy ndeshje miqësore në muajin gusht

Ekipi Kombëtar U-19 ka zyrtarizuar dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit në muajin gusht.
Dy federatat respektive kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre dy sfidave në datat 9 dhe 11 gusht.
Të dy takimet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”. Ndeshja e parë ndaj Lihtenshtejnit do të luhet më 9 gusht, në ora 17:30, teksa përballja e dytë do të zhvillohet më 11 gusht, në ora 10:00.
Dy ndeshjet miqësore janë mjaft të vlefshme për skuadrën dhe stafin e Kombëtares U-19, me në krye trajnerin Julian Ahmataj, në kuadër të përgatitjeve që ekipi po zhvillon për eliminatoret e Kampionatit Europian “Rumani 2025”.
Kuqezinjtë janë shortuar në grupin 11 së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut.
Shqipëria U-19 do të nisë grumbullimin më 5 gusht në Tiranë, ku kuqezinjtë do të përgatiten për dy sfidat miqësore ndaj Lihtenshtejnit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
