U dëmtua në sfidën e Ligës së Konferencës, sulmuesi i Partizanit i nënshtrohet operacionit

9 Gusht 2025, 15:46 / SPORT ALFA PRESS

U dëmtua në sfidën e Ligës së Konferencës,

Albers Keko i është nënshtruar ditën e sotme një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sulmuesi u dëmtua në ndeshjen e parë që Partizani luajti në Conference league ndaj Kalju.

Një operacion ky që ka kaluar me sukses dhe pas disa ditësh futbollisti do të nisë edhe fazën e reahbilitimit. Keko do të ketë nj program të detajuar nga stafi mjekësorë në mënyrë që rikuperimi i tij të shkojë siç duhej dhe që lojtari të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës.

“Albers Keko ka kryer me sukses operacionin, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e parë ndaj Nome Kalju. Sulmuesi ynë iu nënshtrua sot një ndërhyrjeje kirurgjikale. Pas disa ditësh lojtari do të nis edhe pjesën e rehabilitimit me një program të detajuar nga stafi mjekësor i ekipit”, ka shkruar klubi.

Po ndodh...