U dëmtua në stërvitje me Kombëtaren, Atalanta tregon gjendjen e Berat Gjimshitit

4 Shtator 2024, 21:57 / SPORT ALFA PRESS

U dëmtua në stërvitje me Kombëtaren, Atalanta tregon
Dëmtimi i pësuar në stërvitje e parë me Kombëtaren shqiptare në grumbullimin për Ligën e Kombeve, do ta lërë për disa javë larg fushave të lojës kapitenin e kuqezinjve, Berat Gjimshiti.

Testet e kryera fillimisht në Tiranë dhe pastaj në Itali, kanë konfirmuar së dëmtimi muskulor në këmbën e djathtë do të kërkojë të paktën 20 ditë pushim për futbollistin.

Mediat italiane kanë mësuar nga klubi i Atalantës se Gjimshiti duhet të qëndrojë disa ditë pushim, para se të fillojë terapinë e rikperimit të një dëmtimi të shkallës së parë në kuadricepsin e këmbës së djathtë.

Si pasojë e këtij dëmtimi, ai është një mungesë e sigurt për ndeshjet e radhës në Serinë A ndaj Fiorentinës dhe Komos, por mbi të gjitha në një duel shumë të rëndësishëm për bergamaskët në Ligën e Kampioneve.

Ata vihen përballë Arsenalit pas dy javësh dhe një start me fitore do të bënte rrugëtimin më të lehtë në vijimin e këtij sezoni në turneun më të rëndësishëm për klube në kontinent.

Po ndodh...