U nda nga partnerja, basketbollisti i kombëtares letoneze i jep fund jetës

Basketbollisti i njohur letonez, Jānis Timma, ka ndërruar jetë në Moskë, siç raportohet nga basketneës.lt. Trupi i 32-vjeçarit u gjet në shkallët e një banese në Moskë.
Media ukrainase Meduza raporton se agjencitë ruse të lajmeve Tass dhe RIA Novosti kanë konfirmuar vetëvrasjen e Timma-s. Raportohet se Timma nuk e ka kapërcyer psikologjikisht ndarjen nga partnerja e tij, duke ndërmarrë aktin e vetëflijimit.
Në tetor, Timma vendosi të vazhdonte karrierën e tij në basketboll duke marrë pjesë në një turne të organizuar nga kompania ruse e basteve “Liga Stavok”, ku përfaqësonte ekipin “Alikson”.
Timma, i cili zhvilloi ndeshjen e tij të parë me kombëtaren në vitin 2014, ka luajtur 35 ndeshje zyrtare me kombëtaren e Letonisë, duke shënuar 338 pikë. Në total, basketbollisti ka marrë pjesë në 56 ndeshje me kombëtaren, duke shënuar 513 pikë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
