Futbollisti i njohur/ U shpall fajtor për përdhunimin e një gruaje, ja me sa vite burg dënohet Dani Alves

Një gjykatë spanjolle ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg ish-futbollistin e Barcelonës, Daniel Alves, pasi e shpalli fajtor për përdhunimin e një gruaje në një klub nate në kryeqendrën e Katalonjës.
40-vjeçari, i cili është një prej futbollistëve me më shumë trofe të fituar në karrierë, i ka mohuar gjithmonë akuzat. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 31 dhjetor të vitit 2022.
Gjykata gjithashtu urdhëroi brazilianin që t’i paguajë viktimës 150 mijë euro dëmshpërblim. “Vendimi u mor pasi u vërtetua që viktima nuk kishte qenë dakord për kryerjen e marrëdhënieve seksuale dhe ka dëshmi që vërtetojnë përdhunimin”, citon Reuters vendimin e gjykatës.
Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 9 vite burg për brazilianin. Alves gjithmonë ka deklaruar se gruaja kishte pranuar më dëshirë për të kryer marrëdhënie me të.
-
-
Rinovimi ende në pikëpyetje, Giroud drejt SHBA-ve
22 Shkurt, 08:46
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


