Sulmuesi shqiptar i hipën në shpinë Messit, fotoja epike!

20 Tetor 2024, 12:31 / SPORT ALFA PRESS

Sulmuesi shqiptar i hipën në shpinë Messit, fotoja epike!

Në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt në MLS, Inter Miami priste Neë England Revolution, skuadër ku luan sulmuesi shqiptar, Giacomo Vrioni, i cili ka qenë pjesë e përfaqësueses kuqezi para se të transferohej në Amerikë.

26-vjeçari nga Durrësi, luajti titullar, por nuk pati fatin që kishte përballë në fushë për një kohë të gjatë Messin. Vrioni qëndroi në fushë deri në minutën e 59-të, ndërsa “ylli” Argjentinas kishte vetëm një minutë që ishte aktivizuar.

Megjithatë, numri 9 i New England Revolution e ka një kujtim të bukur nga përplasja me Messin: një foto ku shfaqet mbi shpinën e tetë herë fituesit të Topit të Artë. Një moment për t’u ruajtur në kornizë.

Impakti që pati Messi për skuadrën e tij ishte i jashtëzakonshë: brenda pak sekondash, ai bashkë me Jordi Albën “gatuan” golin e tretë të Inter Miamit të shënuar nga Cremaschi, para se të rrëmbente skenën me një trgolësh në një hark kohor prej 13 minutash.

Inter Miami triumfoi me rezultat tenistik 6-2, me Vrionin që pati fatin për pak çaste të luante kundër një prej futbollistëve më të mëdhenj që ka njohur historia e futbollit.

 

Po ndodh...

ide