Vdes legjenda e futbollit francez dhe atij botëror

1 Mars 2023, 12:59 / SPORT ALFA PRESS

Vdes legjenda e futbollit francez dhe atij botëror

Just Fontaine, ish-legjenda e futbollit francez, vdiq këtë të mërkurë në moshën 89-vjeçare, njofton Agjencia France-Presse (AFP).
Fontaine, i cili ka lindur në Marok, por ka përfaqësuar Francën ndërkombëtarishti, ende mban rekordin e golashënuesit më të mirë në version e një Kupe Botërore, ku shënoi 13 gola në vitin 1958 në Suedi, ka luajtur për Casablanca, Nice dhe Reims, përpara se të linte futbollin në moshën 28-vjeçare, në një karrierë të rrënuar nga dëmtimet.

Për kombëtaren franceze, ai shtoi 21 ndeshje, në të cilat shënoi gjithsej 30 gola. Pas ndarjes nga kjo jetë e legjendës braziliane Pele, futbolli botëror humbi edhe Just Fontaine, golashënuesin legjendë të Botërorëve.

Po ndodh...