Vdes në moshën 23-vjeçare sportisti britanik, postimi prekës i partneres së tij: Do të të dua gjithmonë!
Sportisti britanik, Liam Canning ka humbur jetën në moshën 23-vjeçare, njoftoi klubi i tij i Rugby Rossendale.
23-vjeçari ishte babai i dy fëmijëve, duke lënë pas gruan shtatzënë dhe fëmijët e vegjël.
Bashkëshortja e tij në një reagim në rrjetet sociale ka postuar një foto nga dasma e tyre me mbishkrimin: Unë do të të dua gjithmonë, përgjithmonë miku im më i mire.
Klubi i Liam mbajtën homazhe për sportistin, duke shprehur ngushëllimet për humbjen në moshën kaq të re.
“Liam ndërroi jetë të mërkurën. Liam ishte me të vërtetë i veçantë dhe ishte një shtesë shumë pozitive për Rossendale Rugby Club. Energjia e lartë dhe shpirti pozitiv i Liamit u dashuruan dhe u vlerësuan brenda dhe jashtë fushës.Ne përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta për gruan e Liam, Paige, fëmijët dhe familjen e tij”, tha klubi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
