Vendosi finalen e Kupës, Vlahovic i lumtur: Emocion unik

16 Maj 2024, 16:35 / SPORT ALFA PRESS

Vendosi finalen e Kupës, Vlahovic i lumtur: Emocion unik
Dusan Vlahovic vendosi finalen e Kupës së Italisë, ndeshje e fituar nga Juventusi në përballjen ndaj Atalantës. Qendërsulmuesi i bardhezinjve foli për kanalet zyrtare të klubit, duke u shprehur i lumtur për suksesin.

“Një emocion unik, është trofeu im i parë në Itali. Luajtëm kundër një ekipi shumë të fortë, nuk ishte e lehtë, por ne fituam si ekip dhe jemi shumë të lumtur. Falenderoj edhe tifozët” – tha ai.

 

 

Po ndodh...