Vendosin golat e Vilës dhe Preknicajt, Teuta mposht Laçin në miqësore
7 Gusht 2024, 21:28 / SPORT

Teuta zbriti në fushë ditën e sotme për ndeshjen e radhës në Durrës, ndaj Laçit.
Ndeshja u luajt në stadiumin “Niko Dovana” në orën 18:00. Dhe përfundoi me rezultatin 2-1 për skuadrën e Edi Martinit.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Emiliano Vila, ndërkohë që në minutën e 60-të, ishte Preknicaj ai që dyfishoi shifrat.
Golin e vetëm për skuadrën kurbinase e shënoi talenti Bibo në minutën e 90+3’.
Trajneri Martini, pas miqësores me Vllaznisë, ditën e sotme testoi tjetër kundërshtar në Superiore për të parë se çfarë mund të bëjë ekipi këtë kampionat.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

