Vendosin tre minutat e fundit, Liverpool përmbys 4-3 Fulhamin në një ndeshje të 'çmendur'

3 Dhjetor 2023, 17:54 / SPORT ALFA PRESS

Vendosin tre minutat e fundit, Liverpool përmbys 4-3 Fulhamin në

Dramë dhe ndeshje për ata që janë me zemër të fortë në 'Anfield'. Liverpooli fitoi 4-3 kundër Fulham në raundin e 14-të të Premier League.

Vendimtare në këtë sfidë ishin tre minutat e fundit, ku të kuqtë ia dolën të merrnin tri pikët me përmbysje në një sfidë të luftuar. Liverpool kaloi në epërsi me autogolin e Lenos në minutën e 20-të, teksa Mac Allister shënoi golin e dytë. Uilson dhe Tete në fundin e pjesës së parë barazuan gjithçka.

Duhej minuta e 80-të që Fulham të shtangte të pranishmit, duke shënuar golin e tretë me Cordova. Të kuqtë e Klopp shtuan ritmin dhe shënuan me Endo dhe Alexander-Arnold në minutat 87 dhe 88 për suksesin. Liverpool me 31 pikë mban vendin e dytë për momentin.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128