Vetëm 15 vjeç, sulmuesi i Leicester futet në historinë e Premier League
8 Prill 2025, 23:05 / SPORT

Edhe pse kanë rënë zyrtarisht nga Premier League, Leicester City kanë futur në histori një prej lojtarëve të tyre. Bëhet fjalë për Jeremy Monga që është futur në historinë e elitës së futbollit britanik.
Talenti anësor, 15 vjeç e 271 ditë u fut mbrëmjen e djeshme në fushë në sfidën mes Leicester dhe Newcastle. Monga është bërë futbollisti i dytë më i ri në historinë e Premier League.
Rekordi për lojtarin më të ri që ka debutuar në nivelin e futbollit më të lartë në Angli, është Ethan Nwaneri i Arsenalit. Ky i fundit debutoi në vitin 2022 kur ishte 15 vjeç e 181 ditë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


