VIDEO/ 23 vite nga dueli i “Qemal Stafës”, Anglia rikujton sfidën me Shqipërinë

28 Mars 2024, 19:33 / SPORT ALFA PRESS

VIDEO/ 23 vite nga dueli i “Qemal Stafës”, Anglia rikujton
Si sot 23 vite më parë u përballën mes tyre Shqipëria dhe Anglia, një sfidë të vlefshme për kualifikueset e “Botërorit 2002”.

Ndeshja zhvillohej në një atmosferë fantastike, me stadiumin “Qemal Stafa” “full” për të shijuar live përballjen, takim ky që përfundoi me shifrat 3-1 për miqtë.

Kuqezinjtë rezistuan deri në minutën e 74-ët ku Owen zhbllokoi rezultatin. Në minutën e 84-ët, Scholes dyfishojë shifrat por në shtesë Shqipëria i befasoi duke ngushtuar fillimisht shifrat në 1-2 me Rrakllin.

Në minutën e 94-ët Rraklli sërish barazoi shifrat në 2-2 për gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë lojë. Në fund, Cole sigloi shifrat përfundimtare në 1-3.

Pikërisht sot Anglia ka risjellë në kujtesë këtë sfidë. Anglezët kanë ndarë foto nga kjo sfidë spektakolare e zhvilluar mes tyre në “Qemal Stafa”, i cili ishte i mbushur me tifozë.

 

Po ndodh...

ide