VIDEO/ Berisha në sulm të organizuar për të pushtuar protestën/ Gjuha e dhunës së foltoreve të tij kap edhe mikrofonin!

7 Qershor 2026, 23:20 / POLITIKË NGA POLI HOXHA

VIDEO/ Berisha në sulm të organizuar për të pushtuar

Protesta e madhe qytetare e cila pushtoi fillimisht Tiranën, jashtë axhendave partiake, rrezikon që të bëhet pis nga PD e Sali Berishës.

Në 6 ditët e para të saj, shqiptarët vërshuan që ti bashkohen kësaj proteste që nisi për dhunën barbare në Zvërnec, por shpejt u kthye në uragan kundër estabilishmentit politik të korruptuar që ka kapur sistemin dhe vendin. Tre thirrjet dhe parrullat kryesore, të cilat marin zë pa mëdyshje nga fillimi deri në fund të lumit të protestuesve, janë: "Rama jep dorëheqje", Rama në burg, Berisha në burg" dhe "Nuk keni shpëtim".

Që Rama dhe Berisha janë bashkë për interesat e tyre personale dhe të enturazheve politike-ekonomike, tashmë nuk është më një akuzë pakice, e cila ka qenë e bllokuar nga propaganda e tyre mediatike. Fakti që janë bashkë dhe ju kanë hipur në qafë shqiptarëve dhe madje edhe PS-së dhe PD-së, tashmë ka fituar qytetarinë dhe konsensin e shumicës së shqiptarëve. Kjo falë kësaj proteste të bukur, të sinqertë dhe madhështore në çdo dimension. Për herë të parë loja, Rama-Berisha, ku ju shfaqen shqiptarëve si armiq me deklarata kurse prapa skene janë ortak në çdo pikëpamje, u prish. Fillimisht të dy dolën hapur kundër protestës.

Rama i quajti agjentë antishqiptarë, Berisha mjeranë. Kjo e zmadhoi edhe më shumë protestën dhe kristalizoi kauzën thelbësore të saj: Kundër Estabilishmentit PS-PD të përfaqësuar nga Rama-Berisha, siç ishte edhe titulli i medies zyrtare të Brukselit dhe analiza e medieve më të mëdha botërore. Nisi për Zvërnecin, por sot protesta është kundër politikës së korruptuar. Kjo i alarmoi dhe i tmerroj, veçanërisht Ramën.

Ndaj ju rikthyen skemës së vjetër: Protesta duhet të shndërrohet në "luftë" Rama-Berisha. Opsion tjetër në këtë vend nuk duhet të ketë! Dhe nisi plani. Gjatë dy ditëve të fundit militantëve dhe deputetëve të PD, ju dha leja ti "bashkohen" protestës. Ditën e parë, (E shtunë), u këshilluan që të zinin "fole" brenda turmës dhe të duronin kur protesta buçiste: "Rama në burg, Berisha në burg".

Ditën e dytë, (E diel) grupet e Whatsappit të PD, shpërthyen. Pjesëmarrja u bë gati me detyrim. Berishistët u bënë më të guximshëm. Gati kishin rrethuar vendin ku merej mikrofoni. Paralelisht shpërthyen në rrjet, foto dhe video të militantëve dhe deputetëve ku vërtetohej pjesēmarrja e tyre masive në protestën e të dielës. Qëllimi: Të krijohet përshtypja se PD është forcë madhore në protestë dhe kauza e vetme e saj është vetëm largimi i Ramës. Në ditët në vijim mos u çudisni kur të shihni parrulla: Ramaduro ik, Lexhendë hajde! Paralelisht, Berisha i cili vetëm pak ditë më parë i kishte quajtur "mjeranë" protestuesit, nisi ti "dashurojë".

Madje për të hequr çdo dilemë se ai dhe PD e tij janë njësh me protestën, bëri edhe ca kritika për projektin e Zvërnecit. Duket se rikthimi i lojës "luftrash" të dyshes, është kurdisur me kujdes. Në të njëjtën kohë, Rama nga Elbasani, pasi shau dhe talli protestuesit, "harroi" agjenturat e huaja dhe futi në retorikën e tij Berishën dhe PD e tij, që kërkon ta tërheq vendin prapa.

E gjitha pati edhe një finale. Mirëmbajtësit e protestës të kompleksuar, nën presion verbal apo kushedi pse tjetër, ndryshe nga 7 ditët e tjera, e hapën mikrofonin pa asnjë filtër. "Vetëm mbani radhën dhe nuk do flisni më shumë se 3 minuta"- ishte kushti i vetëm. Dhe ndodhi ajo që ishte planifikuar.

Disa personazhe kapën mikrofonin dhe nisën të flasin fiks si në Foltoret dhe mitingjet e Berishës. Një kontrast i frikshëm me ata mijëra e mijëra protestues të bukur, të kulturuar dhe me integritet. Kontrast nga paraqitja, por sidomos nga gjuha. Folësit e rinj, të mbirë në protestë nga hiçi, (Jo shumicë në fakt), kishin një gjuhë të vrazhdë dhune, fjalë banale, kërcënime, heqje zvarrë të "armiqve". (SHIHNI VIDEON MË POSHTË).

Njëri madje, foli për vrasje, gjak, fëmijë jetim...Si mund të qëndrojnë në shesh ata mijra të rinj, familjarë me fëmijë përdore, gra,e vajza të reja, kur dëgjojnë atë gjuhë me fjalët më të pista dhe më të dhunshme që ka fjalori shqip?!. Por ky është qëllimi. Mos u çudisni kur që nesër, Edi Rama, të nis dhe të sulmojë protestën me rikthimin e gogolit Berisha dhe ti etiketojë protestuesit si "llum" të shoqërisë. Ose do pres të agravojë plani, duke u shfaqur "protestues" të maskuar me shishe molotov në dorë! Lajm i mirë është se kjo pakicë që rrëmbeu mikrofonin këtë të diel, nuk u mirëprit nga Protesta. Por duhet të jenë vigjilentë në vazhdim, sidomos ata që kanë marë përsipër mirëmbajtjen e saj. Ndoshta ai grupi që ka në dorë mikrofonin dhe jep të drejtën e fjalës, duhet të kalojë urgjent në "vetting".

Fuqia e vërtetë e protestës deri tani, nuk ishte masiviteti, por integriteti, qytetaria, vendosmëria për kauzën anti-politikës së korruptuar dhe kontrasti me mitingjet e partive me udhëheqës të vjetër. Pikërisht ajo që kishte konstatuar edhe prestigjozja britanike "The Guardian": Këto protesta opozitare të qytetarëve, nuk ngjasojnë fare me protestat me dhunë dhe molotov të PD, të udhëhequr nga Berisha!/Alfapress.al



Po ndodh...