Video/ 27 orë në det për sfidën me not nga Italia në Shqipëri, Eva Buzo shfaq problemet e para

23 Qershor 2023, 12:29 / SPORT ALFA PRESS

Video/ 27 orë në det për sfidën me not nga Italia në

Avokatja Eva Buzo ka shfaqur problemet e para gjatë sfidës për kalimin me not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës.

Ajo tashmë ka hyrë në ujërat shqiptare dhe për disa orë pritet të prekë tokën Shqiptare në Karaburun por ka paraqitur disa shqetësime gjatë rrugës nga uji i kripur si dhe djegia nga një kandil, por rrugëtimi i saj po vijon.

Aktualisht Buzo ndodhet disa milje larg Karaburunit në det të hapur dhe ekipi që e shoqëron është duke monitoruar gjendjen e saj.

Ajo shprehet se edhe 10 orë not do ti duhen për të arritur në brigjet e Vlorës.

Avokatja 36-vjeçare që jeton në Kanada, shoqërohet nga dy varka ndihmëse dhe një varkë 12.5 metra e vënë në dispozicion nga Sud-est diving Otranto dhe Residence. Ekipi i asistencës përbëhet nga 12 persona.

 

 

 

 



Po ndodh...