Zyrtarizoi largimin nga Vllaznia, Dinamo vihet pas mesfushorit

Mesfusha mbetet një nga pikat ku klubi blu po punon më shumë, por deri tani nuk ka mundur të bëjë asnjë afrim. Me pistën e kuksianit Fjoart Jonuzit, që është zbehur së fundi, Dinamo po shikon një tjetër ish-lojtar të Vllaznisë, pikërisht Herald Markun.
Ky i fundit është larguar nga shkodranët dhe për momentin është i lirë. Drejtuesit e Dinamos e konsiderojnë një alternativë dhe ditët e ardhshme mund të ketë zhvillime konkrete. Sa i takon sulmit, më afër kryeqytetasve është Luis Kaçorri, lojtar i Bylisit në sezonin e fundit. Në parim palët kanë gjetur akordin dhe mbetet konkretizimi i marrëveshjes.
Një tjetër emër që lakohet për fazën ofensive është edhe Ardit Hoxhaj, i larguar nga Vllaznia. Ndërsa për krahun e majtë të mbrojtjes, blutë pritet të konkretizojnë marrëveshjen me brazilianin e Bylisit, Lorran./PANORAMASPORT.AL
-
-
Juventusi blen përfundimisht kartonin e sulmuesit polak
21 Qershor, 22:56 -
Tonali drejt Newcastle, reagojnë tifozët e Milanit: Po shisni shpirtin!
21 Qershor, 22:41
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



