Juventusi nuk i rinovoi kontratën, kampioni i botës pranë kthimit te Benfica

Angel Di Maria duket se do të kthehet në Benfica pasi kontrata e tij me Juventusin të përfundojë në fund të këtij muaji.
Kamioni i Kupës së Botës me Argjentinën iu bashkua Juventusit si lojtar i lirë sezonin e kaluar dhe pati disa paraqitje mbresëlënëse, duke kontribuar veçanërisht në ecurinë e Juventusit në gjysmëfinalet e Europa League.
Megjithatë, forma e tij ra në javët e fundit të sezonit, duke bërë që Juventusi të mos i rinovojë kontratën.
Vetë Di Maria ka shprehur dëshirën për të vazhduar të luajë në kontinent për të paktën një sezon më shumë.
Sipas “Tuttomercatoweb”, Di Maria tani është shumë pranë të ribashkimit me Benfican, që është klubi ku fillimisht la gjurmë në futbollin evropian.
Benfica luajti një rol vendimtar në zhvillimin e Di Marias një dekadë më parë dhe tani mund të jetë klubi i tij i fundit në kontinentin evropian.
-
Juventusi blen përfundimisht kartonin e sulmuesit polak
21 Qershor, 22:56
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

