VIDEO/ Atmosferë feste para ndeshjeve miqësore, 3 futbollistët kërcejnë këngën virale

19 Mars 2024, 13:21 / SPORT ALFA PRESS

VIDEO/ Atmosferë feste para ndeshjeve miqësore, 3 futbollistët

Futbollistët e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, prej kohësh kanë dëshmuar se kanë një marrëdhënie dhe një atmosferë shumë të mirë në ekip, përpara Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Ardhja e Sylvinhos në krye të stolit të Kombëtares Shqiptare ka ndryshuar gjithë atmosferën te ekipi dhe grupi ka qenë më i bashkuar se kurrë.

Së fundi ekipi është mbledhur në Tiranë, për përgatitjen e dy miqësoreve që do të luhen këtë muaj, me Kilin dhe Suedinë. Nga ky grumbullim nuk kanë munguar dhe momentet e gëzueshme, ku tre prej futbollistëve kanë kërcyer nën ritmet e këngës së Irkenc Hykës, që prej javësh është bërë virale, kryesisht në TikTok.

Ylber Ramadani, Taulant Seferi dhe Nedim Bajrami kanë kërcyer së bashku, ndërsa videoja e tyre është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale.

 

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide