Video/ Osimhen thyen Romën, thumbon Mou

24 Tetor 2022, 08:57 / SPORT ALFA PRESS

Video/ Osimhen thyen Romën, thumbon Mou

Shkëlqen Napoli, ekipi siguroi fitoren e 11-të radhazi në të gjithë kompeticionet ndaj Romës, e nënta në këtë edicion të Serie A. Një vit më parë ishin verdhekuqtë që ndalin rrugëtimin e tyre, por këtë herë banda e Jose Mourinho-s del duash bosh nga stadiumi ‘Olimpico’.

Në fund fitoi ekipi që besoi më shumë, ekipi që tentoi më shumë. Në fraksionin e parë Roma ishte më kërkuese, por me kalimin e minutave ulën ndjeshëm ritmin. Spalletti ka një meritë të veçantë pasi besoi te Victor Osimhen, deri në minutën e 80-të ishte nën ritëm, por mjaftoi një koordinim perfekt brenda në zonë për të realizuar një super gol që i dhuroi Napolit fitoren.

Me këtë trepikësh, Napoli qëndron i vetëm në krye, plus 3 pikë në raport me Milan.

Si gjithnjë në sfida të tilla, ku ndeshjet vendosen nga episodet, ku ka dhe tension, nuk mund të mungojë Jose Mourinho me një batutë: “Komplimente Napolit, fitoi ndeshjen pa e merituar. Ne zhvilluam një paraqitje të mjaftueshme për të mos humbur”, theksoi ndër të tjera trajneri i Romës pas ndeshjes.

Po ndodh...

ide