Vinicius jr fiton një tjetër trofe, Real Madrid “pushton” Globe Soccer Awards

Pas “Topit të Artë” dhe “FIFA The Best”, në Dubai u zhvillua ceremonia e çmimeve Globe Soccer Awards, ku u vlerësuan me të mirë e vitit. Fituesi i madh u shpall Vinicius jr, me sulmuesin brazilian që pas trofeut të FIFA-s merr një tjetër çmim si lojtari më i mirë i vitit.
Jo vetëm Vinicius jr, Real Madrid mori edhe në Dubai pjesën më të madhe të tortës pasi me trofe u vlerësua edhe Jude Bellingham, si mesfushori më i mirë i vitit. Carlo Ancelotti, si trajneri më i mirë dhe Real si klubi më i mirë i vitit për meshkuj.
Pas Vinicius jr, një prej protagonistëve në këtë mbrëmje ishte edhe C.Ronaldo, me legjendën portugeze që u vlerësua me disa çmime, si lojtari më i mirë në Azi dhe si golashënuesi më i mirë i të gjithë kohërave.
Me trofe u vlerësua edhe talenti spanjoll i Barcelonës, Lamine Yamal, si lojtari i ri më i mirë i vitit. Me çmimin e karrierës u vlerësuan edhe disa legjenda të futbollit botëror si Del Piero, Rio Ferdinand apo braziliani Neymar.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

