Vjen përforcimi i radhës, Kukësi prezanton sulmuesin brazilian

14 Janar 2024, 16:38 / SPORT ALFA PRESS

Vjen përforcimi i radhës, Kukësi prezanton sulmuesin brazilian

Kukësi vazhdon të jetë tepër aktiv në këtë merkato dimri, me verilindorët që kanë prezantuar dhe afrimin numër 7.

Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian, Aleksandre Talento, i cili më parë ishte pjesë e Tomorit në Kategorinë e Parë.

27-vjeçari brazilian prej disa ditësh stërvitet me skuadrën e Kukësit, teksa vetëm sot ka firmosur dhe është bërë menjëherë pjesë e ekipit verilindor.

 

Po ndodh...