Vllaznia-Teuta/ Brdariç dhe Martini shuajnë dilemat, publikohen formacionet zyrtare

23 Nëntor 2024, 16:56 / SPORT ALFA PRESS

Vllaznia-Teuta/ Brdariç dhe Martini shuajnë dilemat, publikohen
Vllaznia dhe Teuta, përballen mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Superiore.

Por vitet e fundit duelet e zhvilluara në “Loro Boriçi” kanë folur vetëm shkodranshe. Kjo pasi në 4 vitet e fundit, durrsakët nuk ia kanë dalë të triumfojnë në Shkodër.

Fitorja e fundit e tyre është në vitin 2020, me “Djemtë e Detit” që triumfon 3-0 me golat e Kallakut, Aleksit dhe Vilës.

Megjithatë, sot të dyja ekipet synojnë 3 pikët dhe për këtë arsye, në Shkodër pritet të jetë një sfidë shumë e luftuar.

Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë shuar dilemat, duke zbuluar edhe formacionet zyrtare.

VLLAZNIA: Qarri; Gurishta, Sala, Balaj, Kahrimanoviç, Bajrami, Mala, Dodaj, Qato, Jago, Stojanoviç.

TEUTA: Tafas; Marku, Jazxhi, Beqja, Nasr, Boçi, Kruja, Kotobelli, Lloci, Toma, Arifi.

Po ndodh...

ide