Vota e Shqipërisë për “Topin e Artë”, shihni si ka votuar gazetari Besnik Dizdari për çmimet e sotme

Ashtu si në edicionet e mëparshme, gazetari i njohur Besnik Dizdari ka qenë ai që ka votuar për Shqipërinë për çmimin e “Topit të Artë” dhe trofetë tjerë që u dorëzuan sot.
Ndryshe nga edicionet e mëparshme gazetarët e përzgjedhur duhej të votonin 10 futbollistët më të mirë nga lista me 30 emra duke u dhënë përkatësish 15, 12, 10, 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1 pikë emrave të përzgjedhur.
Besnik Dizdari ka votuar sipas radhës emrat e mëposhtëm:
RODRI
JAMAL
KARVAHAL
BELLINGAM
RUDIGER
HALAND
LAUTARO MARTINEZ
VINICIUS
MBAPE
XHAKA
Sa i përket trofeut “Jashin” për portierin më të mirë, votat e tij kanë qenë për Unai SImon në vendin e parë, Lunin në të dytin dhe Emiliano Martinez në të tretin.
Për trajnerin më të mirë të vitit 2024, vota ka shkuar për Luis De La Fuente me Ançelotin në vendin e dytë, Kurse për klubin më të mirë të vitit, Dizdari ka përzgjedhur Real Madridin.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

