Xhaka i bindur: Do ta mundim Bayernin dhe do të rihapim kampionatin

Granit Xhaka beson se skuadra e tij do të arrijë që të triumfojë kundër Bayernit në super sfidën e fundjavës në Bundesligë. Kampionët në fuqi të turneut nuk kanë mundur që të mbajnë ritmin e bavarezëve, të cilët kryesojnë me 8 pikë para tyre,
Mesfushori shqiptar gjatë një interviste të dhënë për portalin e Bundesligës ka pranuar se në futboll asgjë nuk është e garantuar.
“Kundër Bayernit ndeshjet janë gjithmonë speciale. Ata kanë lojtarë të mëdhenj dhe janë një klub që e dinë sa çfarë përfaqësojnë, por edhe ne nuk e dimë se jemi të fortë.
Në fushën tonë e kemi treguar se e shesim shtrenjtë lëkurën dhe të shtunën duam të bëjmë të njëjtën gjë edhe me Bayernin. Na duhet të jemi në maksimum për të arritur një fitore dhe jam i bindur se do ta mundim Bayernin”, tha Xhaka.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


