Yamal kalon edhe legjendën Pele, “perla” në gjysmëfinale e bën rekordmen

9 Korrik 2024, 22:46 / SPORT ALFA PRESS

Yamal kalon edhe legjendën Pele, “perla” në
Lamine Yamal hyn në historinë e Kampionateve Europianë dhe atyre Botërorë.

Me golin në ndeshjen gjysmëfinale përballë Francës, sulmuesi 16-vjeçar u bë golashënuesi më i ri në moshë në këto dy kompeticione.

16 vjeç e 362 ditë, Yamal theu edhe rekordin e legjendës Pele, i cili shënoi golin e parë në moshën 17-vjeçare e 239 ditë.

Pasi Franca kaloi në avantazh që në minutën e nëntë, Yamal arriti të gjejë shumë shpejt portën dhe të sjellë golin e barazimit.

Me një goditje nga distanca në minutën njëzetë e një, topi shkoi në trekëndëshin e portës, duke rikthyer qetësinë te spanjollët.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128