Zhegrova në modë, gjigandi italian në gjurmët e sulmuesit

6 Nëntor 2024, 17:00 / SPORT ALFA PRESS

Zhegrova në modë, gjigandi italian në gjurmët e sulmuesit
Edon Zhegrova në modë. Sulmuesi nga Kosova vijon të tregojë klasin e tij në Francë me Lille, por jo vetëm, pasi po bën diferencën edhe në arenën ndërkombëtare.

Sipas asaj që shkruan Gazzetta Dello Sport, drejtori i Juventuesit, Cristiano Giuntoli e shikon Zhegrovën si një afrim të mundshëm për merkaton e verës. 25-vjeçari dardan dhuroi një paraqitje pozitive në ndeshjen e Champions ndaj bardhezinjve, në atë barazim të së martës me shifrat 1-1.

Për Zhegrovën do të ishte hera e parë që do luante në Serie A, pasi deri më tani është aktivizuar në Belgjikë, Zvicër dhe Francë. Kujtojmë se ai ka një kontratë me Lille deri në 2026-tën, por një propozim i mundshëm nga një ekip si Juventusi mund t’i ndërrojë mendjen, çka do sillte transferimin e tij në tokën torineze.

Po ndodh...