Zhegrova zgjidhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifozët francezë
29 Dhjetor 2024, 16:27 / SPORT

Edon Zhegrova ka pasur një vit fantastik me fanellën e Lille dhe 2024 do të mbahet gjatë në mend për të.
Ylli dardan ka shkëlqyer në kampionatin francez Ligue 1 derisa është një nga futbollistët më të vlerësuar.
Në një sondazh nga gazeta prestigjioze franceze L’Equipe, tifozët francezë kanë votuar për 11-shen e vitit në Ligue 1.
Sulmuesi kosovar ka marrë vota për t’u përfshi në formacionin e vitit, derisa aty ndodhet përkrahë yjeve të mëdha të kampionatit.
Në portë është portieri Chevalier i Lille, derisa mbrojtja përbëhet nga Achraf Hakimi, Marquinhos, Yoro dhe Mendes.
Në mesfushë përveç Edon Zhegrovën janë edhe Vitinha, Lees-Melou (Brest) dhe Bradley Barceloa.
Ndërkohë dyshja e sulmit janë Jonathan David dhe Kylian Mbappe.
-
“Vallja e hallit”, SPAK dhe alternativa Basha!
29 Dhjetor, 14:01 -
34 vite, kujtesë, nderim e reflektim!
29 Dhjetor, 13:59
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


