Zyrtare, Ardian Nuhiu merr drejtimin e Shkëndijës

5 Qershor 2023, 18:08 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtare, Ardian Nuhiu merr drejtimin e Shkëndijës

Ardian Nuhiu është zyrtarizuar këtë të hënë në krye të skuadrës së Shkëndijës.

Shkëndija dhe trajneri 44 vjeçar kanë firmosur kontratë 2 vjeçare, me Nuhiun që do të nisë menjëherë detyrën e re.

“Ndjehem shumë mirë që jam këtu. Nëse si futbollist arrita që vitin e parë të fitojmë titull, atëherë edhe projekti të cilin e kemi shpalosur këto ditë që kemi biseduar me drejtuesit ka qenë realisht bindës. Personalisht jam gati për këtë sfidë të re. Do të ndërtohet një skuadër shumë e fortë për të qenë gati në sfidat në Evropë, pastaj të futemi në kampionat”,-është shprehur Ardian Nuhiu, pas firmosjes së kontratës me kuqezinjtë.

 

Po ndodh...