Zyrtare/ Besnik Hasi emërohet trajner i Anderlecht-it

20 Mars 2025, 16:34 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtare/ Besnik Hasi emërohet trajner i Anderlecht-it

Pas afro nëntë vitesh, Besnik Hasi është rikthyer si trajner i Anderlecht në Belgjikë. Ish-mbrojtësi i Kombëtares bëhet me skuadër të re vetëm 17 ditë pasi u largua nga Mechelen.

Largimi nga Mechelen nuk ka qenë kaq i hidhur, pasi Hasi është rikthyer në klubin ku bëri emër dhe do drejtojë ekipin deri në fundin e sezonit, kjo me të drejtë rinovimi.

Për Hasin ky është rikthim te Anderelchti, pasi e ka udhëhequr këtë skuadër për dy vite nga 2014 deri më 2016 në 119 ndeshje. Hasi fitoi titullin në 2014 dhe ngriti Superkupën si trajner i Anderlecht.

“E njoh këtë klub dhe pritshmëritë që vijnë me të. Është kënaqësi të drejtoj edhe një herë ekipin e parë të Anderlecht”, tha gjakovari.

Si trajner Besnik Hasi ka drejtuar edhe Legian e Varshavës, Olympiacos, Al Raed, Al Ahli dhe Mechelen.

Anderlechti vendosi të ndahet me trajnerin David Hubert para se t’i besonte Hasit. Anderlecht mban vendin e katërt në renditje për zonën e titullit kampion, tetë pikë pas Genk-ut kryesues.

 

Po ndodh...