Zyrtare/ Handanoviç kthehet te Interi, zikaltrit i besojnë të ardhmen

Lidhja mes Samir Handanoviçit dhe Interit është aq e madhe sa nuk prishet kurrë. Ish-numri një i zikaltërve do të jetë trajner i skuadrës U-17. Pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2023, ai u shndërrua në një vëzhgues për skuadrën në mënyrë që të zbulonte talentet e rinj dhe mbi të gjitha portierët.
Ai ka bërë edhe kursin e trajnerit në “Coverçiano” dhe ditën e djeshme u zyrtarizua sfida e tij e re. Handa do të jetë trajneri i ri i të rinjve, ku do të marrë eksperiencë.
HISTORIA- Handanoviç është shndërruar në një legjendë të Interit. Ditën e parë kur veshi fanellën zikaltër ishte viti 2012. Në 11 vite ka koleksionuar 455 ndeshje duke dituar 5 trofe, titullin kampion të vitit 2021, 2 Kupa Italie dhe 2 Superkupa Italie. Ai ka arritur të thyejë dhe të ruajë 3 rekorde duke qenë portieri i Interit me më shumë ndeshje në Serinë A, 380, portieri që ka pritur më shumë penallti në një sezon të Serisë A (6 në 2010- 2011) dhe numri një që ka neutralizuar më shumë penallti në një kampionat (26).
Handanoviç luajti 81 ndeshje me kombëtaren e Sllovenisë ku mori pjesë edhe në Botërorin e vitit 2010.
-
Tenisti i famshëm mbyll karrierën pas eleminit në Paris2024
2 Gusht, 15:52
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
