Zyrtare/ Kontratë 3-vjeçare, Thiago Motta merr drejtimin e Juventusit
12 Qershor 2024, 19:28 / SPORT

Thiago Motta është trajneri i ri i Juventusit. Klubi bardhezi ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me teknikun 41-vjeçar.
Kjo lëvizje e gjigandëve italianë ishte e pritur pasi mediat italiane prej kohësh e shihnin Motta-n si zëvendësuesin më të mundshëm të Max Allegrit.
Thiago Motta ishte një nga trajnerët më të shquar të Evropës në sezonin 2023/24, duke e udhëhequr Bolognan drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve.
“Jam shumë i lumtur që filloj një kapitull të ri në krye të një klubi të madh si Juventusi. Falënderoj pronarët dhe drejtuesit, të cilët duhet të jenë të sigurt për ambicien time për të mbajtur lart flamurin e Juventusit dhe për të kënaqur tifozët”, tha Motta.
-
Messi: Inter Miami është klubi i fundit i karrierës sime
12 Qershor, 19:07
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

